Rrëzohen nga skela, dërgohen në spital dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër

198
Sigal

Gjatë ditës së sotme, dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër janë rrëzuar nga skela. Burimet për mediat, raportojnë se ngjarja ka ndodhur tek ura Nanxës.

Agron Baboçi 59 vjeç dhe Erjon Meçani 37 vjeç, të dy punonjës të firmës janë rrëzuar ndërsa ishin duke punuar.

Mësohet se ata janë dërguar në spitalin n rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.