Zjarr te ‘Rezervat e shtetit’/ Merr flakë magazina ngjitur me dhomën ku ruhen materialet zgjedhore

203
Sigal

Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër.

Burime bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.

Tashmë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve.