Makina del nga rruga në Tepelenë-Nivicë, plagoset shoferi

146
Sigal

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur këtë të Diel në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë.

“A.H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga”, njoftoi policia.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtuan të njëjtat burime.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.