Lushnje, infektohet me koronavirus një tregtar, sillet me urgjencë në Tiranë

345
Sigal

Lushnja rikthehet në hartën e zgjeruar të infeksioneve nga koronavirusi në vend.

Mësohet se rasti më i ri është një 45-vjeçar, i nisur mbrëmë me urgjencë në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një shtetas, i cili ka aktivitet tregtar dhe përpunues të produkteve bujqësore. Personi ka shfaqur temperaturë të lartë ditët e fundit.

Duke parë që temperatura ka qenë e vazhdueshme, burrit i është marrë tamponi, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Pas këtij rasti, shërbimi epidemiologjik ka nisur gjurmimin e personave që kanë patur kontakt me të, punëtorëve, familjarëve e të tjerë.

Ajo që nuk dihet ende është se ku është infektuar, pasi për çdo ditë personi ka vazhduar aktivitetin normalisht.

Ky i fundit ka në pronësi disa fabrika të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.

Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjesëtarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme.