LSI dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ për zgjedhjet e 25 prillit

251
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka dorëzuar pranë KQZ, listën me anëtarët e LSI për KZAZ.

Në një pronocim për mediat pas dorëzimit Braimllari tha se LSI përmbushi detyrimin e saj ligjor për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Braimllarit zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje kur njëherë e përgjithmonë Shqipëria do të votojë kundër keqqeverisjes.

“LSI përmbushi detyrimin e saj ligjor për të dorëzuar në KQZ anëtarët e KZAZ. Sot kemi dorëzuar 92 anëtarë të KZAZ, një detyrim ligjor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fakt LSI si forcë serioze e përgjegjshme, e mirëorganizuar, i ka dorëzuar katër ditë më para se të përfundonte afati.

Kjo tregon dhe njëherë që zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Janë zgjedhje kur njëherë e përgjithmonë Shqipëria do votojë kundër keqqeverisjes.

Do të votojë kundër Rilindjes e cila largoi të rinjtë nga vend, varfëroi në ekstrem Shqipërinë. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet për të pasur një mundësi më shumë, një shpresë më të madhe për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Janë beteja jonë historikë për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer shpresën të të rinjtë. Duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një politikë e vjetër klienteliste,”-u shpreh Braimllari