LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

222
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, lidhur me qarkun e Gjirokastrës.

KAS vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesat LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim duke lënë në fuqi rezultatin e votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës.

Tashmë vendimmarrja lidhur me këtë qark do ti kalojë Kolegjit Zgjedhor, që do të japë verdiktin e fundit lidhur me pretendimet e LSI.