Qëllon me armë në drejtim të lokalit, arrestohet 16-vjeçari

249
Sigal

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Korçës pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në këtë qytet. I arrestuar ka përfunduar edhe një 19-vjeçar, gjithashtu si autor i dyshuar i ngjarjes.

Sipas Policisë, dy adoleshentët, Klajdi Latka dhe Luçiano Xhialli, pasi janë konfliktuar me pronarin e një lokali, kanë qëlluar më drejtim të lokalit, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Policia arriti t’i ndalojë dy djemtë dhe të sekuestrojë një armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se i përket 16-vjeçarit Latka.