Lotaria Amerikane, si të zbuloni nëse jeni fitues dhe hapat më tej

1435
Sigal
Sot në orën 18.00 dalin fituesit e parë të llotarisë amerikane. Për të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të ndjekin procedurën për të konfirmuar nëse jeni të përzgjedhurit në këtë fazë apo jo duke hyrë Në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë në opsionin Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check). Ju do te klikoni ketu https://www.dvlottery.state.gov/

Në mënyrë të përsëritur zyra konsullore tërheq vëmendjen që nëse merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë EDV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.

Ambasada Amerikane në Tiranë, thekson se lista e fituesve shqiptarë do të shpallet në faqen Lotarisë Amerikane dhe jo me postë elektronike apo me letër.

Procedura e kontrollit të të dhënave tuaj për të parë nëse jeni fitues duhet të bëhen deri në muajin shtator të këtij viti.

Për të gjithë personat që kanë humbur numrin e konfirmimit, lotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur procedurat që ndiqen më pas nëse jeni përzgjedhur si një nga fituesit e lotarisë. Por, nëse keni humbur numrin e konfirmimit, lotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit.

Me rëndësi është momenti i intervistës për të shpallurit fitues të llotarisë, të përzgjedhurit duhet t’i dërgojnë dokumentet në Konsullatë mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit.

Edhe nëse nuk jeni plotësuar me dokuementacion përkatës që lidhet me garancinë financiare të personit që ju pret dhe ju mbështet në SHBA, mund ti dërgoni ata bashkë me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Nëse nuk siguroni këtë listë dokumentacioni, ju nuk mund të kryeni intervistën në ditën e caktuar dhe po ashtu ashtu ky moment pritje mund të jetë i gjatë, ndaj Konsullata e SHBA ju bën thirrje të jeni korrekt me respektimin e afateve kohore.

Por duhet të jeni të vëmendshëm për disa nga informacionet dhe të dhënat tuaja në momentin e aplikimit: nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci).

Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm.

Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar; fëmijët biologjikë, thjeshtërit fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo.

Për këtë vit ende nuk ka të dhëna se sa është numri i aplikantëve për këtë vit, por statistikat e viteve të mëparshme kanë treguar se 200 mijë shqiptarë aplikuan për lotarinë amerikane, kryesisht të rinj.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2018, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260.

Sa më herët ta plotësoni formularin DS-260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë.

Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë:

1. numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2. sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista.

Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.