Lotaria Amerikane, 14 hapat për plotësimin e formularit

918
Çfarë duhet pasur kujdes për t’u regjistruar në DV-2019. Të dhënat e fotos, familjarët që përfshihen dhe çfarë ju skualifikon automatikisht
Departamenti amerikan i Shtetit, krahas njoftimit për datat e nisjes së Lotarisë së Vizave të Emigrimit, ka publikuar edhe këshillat për plotësimin e formularit. Në të përfshihen të dhëna për familjarët që duhet të përfshihen në formular, specifike për foton dhe informacione të vlefshme për aplikantët e interesuar. Prej datës 3 tetor 2017, shqiptarët do të kenë mundësi të provojnë sërish fatin, duke aplikuar për Lotarinë amerikane të Vizave. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se të martën e parë të tetorit, në orën 18:00 (sipas orës së Tiranës) do të hapet portali i aplikimit për Programin e Vizave të Diversitetit. Edhe këtë vit, asgjë nuk do të ndryshojë dhe deri më 7 nëntor 2017, në orën 18:00 (sipas orës së Tiranës), të gjithë do të kenë mundësinë të aplikojnë për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. DV-2019 do të ketë në dispozicion 50 mijë viza emigrimi për fituesit e lotarisë amerikane në mbarë botën. Përzgjedhja është rastësore, përmes një shorti kompjuterik.
Aplikantët duhet të paraqesin informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin në E-DV:
1 – Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.
2 – Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
3 – Gjininë – mashkull ose femër.
4 – Qytetin e lindjes.
5 – Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
6 – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.
7 – Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale tuajёn të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie. Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar, ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit.
8 – Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti1, Adresa Rreshti 2, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti.
9 – Shteti ku jetoni aktualisht.
10 – Numri i telefonit (jo i detyruar).
11 – Adresë E-maili – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses tё drejtpёrdrejtё. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё. 
12 – Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë. 
13 – Statusi aktual martesor – (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten.
14 – Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj. 

Sigurohuni që të përfshini:
• të gjithë fëmijët biologjikë;
• të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe,

• të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi pёr shkak tё moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar tё kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizёs, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës. Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospёrfshirja nё regjistrimin pёr lotarinё i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. 

Përzgjedhja e Aplikantëve
Bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndёrmjet aplikimeve të kualifikuara. Të gjithë aplikantët e DV-2019 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2019 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga maji 2018 deri tё paktёn më 30 shtator 2019. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me procedurat e emigracionit për në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2019. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar. Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni njё vizë DV pёr të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapёseprapё duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisё sipas ligjit të SHBA-sё. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e pёrcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit.

Lëshimi i vizave 
Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri më 30 shtator 2019. Në asnjë rrethanë DV-tё nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-sё tё cilёt nuk e morёn vizёn nё tё njёjtёn kohё me aplikantin kryesor nuk mund t’i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date. 
Fotografia
Ju mund të nxirrni një fotografi të re dixhitale apo të skanoni një fotografi me një skaner dixhital, për aq kohë sa ajo i plotëson specifikimet kompozicionale dhe teknike të rendituara më poshtë. Testoni fotografitë tuaja nëpërmjet lidhjes së vlerësimit të fotografisë në faqen e internetit të E-DV, e cila ofron këshilla teknike shtesë rreth përbërjes sё fotografisë dhe shembuj të fotografive të pranueshme dhe të papranueshme. Fotografitë duhet të jetë në 24-bit thellësi ngjyre. Nëse jeni duke përdorur një skaner, përbërёsit e fotografisë duhet të jenë “True Color” ose 24-bit me ngjyra. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit më poshtë.

Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë:
– Pozicioni i Kokës
o Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
o Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
o Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë. 
– Sfondi i bardhё
o Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar. •
– Epiqendra (fokusi)
o Fotografia duhet të jetë në fokus.
– Jo Sende Dekorative:
o Personi që fotografohet nuk duhet tё mbajё syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e
fytyrës.
– Jo Mbulim tё Kokës, as Kapele
o Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të pranohen.


Sigal