Lojërat e fatit/ Arrestohen tre persona në Pogradec

105
Sigal

Në bazë të operacionit “Basti i fundit”, policia ka arrestuar 3 persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalet e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasit:

– E. C., 44 vjeç, banues në Memaliaj, M. B., 27 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, në lokalet e këtyre shtetasve, në lagjet nr. 1 dhe 2, në Pogradec, u gjetën dhe u sekuestruan, nga 1 aparat celular, që dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi ky shtetas ushtronte aktivitetin në një lokal, në lagjen nr.2, pa dokumentacionin përkatës”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.