Plagosen një grua dhe një fëmijë nga aksidenti i rëndë / 4 automjete u përplasën në Librazhd

276
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të Premteje në këtë fillim viti në aksin e rrugë kombëtare Librazhd -Përrenjas .

Lexo edhe : Vaksina anti Covid / Gjermania e Turqia do ta prodhojnë së bashku

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Lapidari i Xhyrë”. Në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh, një fuoristradë dhe dy autovetura.

Nga përplasja mes tyre, e fuoristradës me furgonin , ky i fundit është përmbysur dhe me to janë përplasur edhe dy autovetura. Ndërsa automjetet janë shkatërruar pjesërisht nga aksidenti ,tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lexo edhe : Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?

Sipas burimeve spitalore, të lënduar kanë mbetur një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Librazhdit.

Gjendja e tyre fatmirësisht është e stabilizuar. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave gjatë parakalimit të njërit prej automjeteve që u përfshinë në aksident qarkullimi u paralizua për më se 30 minuta në këtë aks rrugor me qarkullim të dendur .