Alibeaj me kandidatët përballë? Meta: Nuk më intereson si garon ‘Rilindja’, ne si opozitë do të kemi vetëm 1 kandidat

104
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka quajtur pjesë të ‘Rilindjes’ PD e Alibeajt. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Aliebaj del me kandidatë të tjerë në zgjedhjet vendore, Meta tha se nuk i intereson se ç’bën ‘Rilindja’.

“Se si del rilindja është tjetër gjë, nuk më intereson fare. Opozita del me një kandidat dhe ne jemi shumë optimist sepse kemi 3 super kandidatë sidomos për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin”

Mendoj se fronti ka qenë dhe mbetet i hapur për të gjithë ata që nuk janë peng i Edi Ramës. Fronti është hapur me qytetarët, risitë kanë qenë primaret, s’ka hapje më të madhe sesa tu japësh mundësinë anëtarëve e simpatizantëve të vendosin për kandidatët për kryebashkiak”, tha Meta., tha ai.

Ndalur në objektivat e Partisë së Lirisë për këto zgjedhje, Meta tha se kanë si qëllim kryesor rikthimin e llogaridhënies në pushtetin vendor.

Triumfi i ndryshimit anë e mbanë Shqipërisë. Rivendosja e demokracisë, në nivelin vendore. Në nivel vendor llogaridhënia është zero. Opozita s’ka asnjë këshilltar falë zgjedhjeve të paligjshmi si rezultat i pazarit të fëlliqur Rama-Basha. Rivendosja e llogaridhënies është prioriteti ynë kryesor dhe fitoja e opozitës. Prioriteti ynë si Partia e Lirisë janë Tiranë, Durrës dhe Elbasan”, tha Meta.