Lleshaj u bë mish për top për të shpëtuar Rama! / Basha mesazh për 30 vjetorin e PD dhe ngjarjen tragjike

238
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një mesazh me rastin e 30-vjetorit të PD-së ku nuk ka lënë pa përmendur edhe ngjarjen tragjike të vrasjes së 25-vjeçarit.

Basha: Ne jemi krenar për trashëgiminë tonë dhe rolin që PD ka luajtur. PD lindi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. PD punoi çdo ditë që nga krijimi i saj për çështje kombëtare. Jemi krenar për angazhimin tonë. Por është e vështirë të festojmë se bashku siç duhet pasi Shqipëria është në një situatë dramatike pas 7 vitesh nën drejtimin e  Ramës. Kostoja e jetës së qytetarëve sa vjen edhe rritet. Papunësia është rritur dhe të rinjtë po detyrohen që të largohen. Spitalet tona po shkojnë drejt kolapsit. Mjekët dhe infermierët tanë po luftojnë si heronj pavarësisht gjendjes së rëndë. Qeveria ende nuk ka asnjë plan për të luftuar Covid-19. Paratë ja ka dedikuar klientëve të saj, gjeja e fundit që i intereson kësaj qeveria jeni ju, jemi ne.

Pamë ngjarjen tragjikë ku Klodian Rasha u vra para shtëpisë së tij. Fjalët e babait të Klodianit më prekën shumë dhe më kanë shenjë thellë. Për këtë ngjarje të rëndë heshti për tre ditë me radhë. Heshti se mendoi se do të kalonte në heshtje. Rama ishte i zënë duke shëtitur në galeri artesh. U detyrua që ta bëjë ministrin e Brendshëm Mish për top për të shpëtuar veten e tij. Faji nuk është i policëve, por është faji i arrogancës që vjen nga qeveria. Është rezultat i punësimeve poltike i njerëzve jo profesionistë. Edhe pse e dimë që nuk ka fjalë tu ngushëllojë zemrat , sonte në këtë ditë të shënuar dua të shpreh krenarinë e madhe për rininë e sotme. Pasi nuk durojnë dot rrenat qeveritare dhe nuk kanë frikë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu. Rama e deshi gjithë tepsinë për vete dhe ja ku është rezultati. Shqiptarët meritojnë ndryshim, Rama me klikën e tij e ka mbushur kupën prej kohësh. Ne PD jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj të keqje me 25 prill.