Alarmon NASA: Toka rrezikohet nga një furtunë diellore

507
Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka dhënë alarmin për rrezikun potencial që i kanoset Tokës, dhe që mund të ndodhë brenda vitit 2020. Mundësitë që stuhia të ndodhë janë 12 për qind, sipas shkencëtarëve. Shtëpia e Bardhë është vënë në lëvizje për të gjetur mundësitë e përballimit të saj me sa më pak dëme. Një i tille ka shkuar tangent me Token ne vitin 2012, ndërkohë qe i fundit që na ka goditur i takon vitit të largët 1859, kur një furtunë e tillë, më e forta e 5 shekujve të fundit, quajtur ndryshe edhe “Carrington Event”, shkatërroi pjesën më të madhe të linjës telegrafike që në atë kohë lidhte Europën me SHBA.

Sipas përshkrimeve, ajo u shoqërua me një aureolë të tillë e cila ishte e dukshme edhe nga gjerësi gjeografike të ulëta. Danile Baker i Universitetit te Kolorados, duke folur për furtunën qe ju afrua shume Tokës në vitin 2012, thekson se nëse ajo do të na kishte goditur, pasojat do të ishin ende të pariparuara edhe sot. Ndërkohë që John P. Holdren, anëtar i Këshillit të Shkencës dhe Teknologjisë në SHBA, thekson se furtuna të tilla diellore me një fuqi të madhe prezantojnë një sfidë reale për civilizimin, gjë që bën te domosdoshme marrjen e masave paraprake dhe në çdo detaj për të përballuar atë dhe minimizuar pasojat.

Përllogaritet se në rast të një fenomeni të tillë mbi Tokë, valët elektromagnetike të emetuar si pasojë e një shpërthimi të tillë në Diell, janë në gjendje të nxjerrin jashtë përdorimit rrjetet elektrike, çmanjetizimin e celularëve, të kartave të kreditit. Me fjalë te tjera, çdo gjë teknologjike që kemi aktualisht në përdorim
Sigal