Lirohet nga burgu nënkoloneli i Mitrovicës, Nehat Thaçi

397
Sigal

Policia
serbe ka liruar sot nga paraburgimi drejtorin e policisë së Kosovës në rajonin
e Mitrovicës Nehat Thaçi, i arrestuar më 29 shtator me akuzën e terrorizmit,
pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg. Lajmi bëhet i
ditur nga ministri i Jashtëm i kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Thaqi shumë
shpejt do të kthehet në shtëpi. “Sapo më është konfirmuar lajmi se nënkoloneli
Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe shumë shpejt do t’i
bashkohet familjes”, ka thënë Hoxhaj.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë,
Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin Kosovë
-Serbi, pikëkalimi Dheu i Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e
paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten
që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Historiku i Thacit fillon në
prillin e vitit 200, kur nga burgu i Nishit dolën 126 të burgosur shqiptarë,
anëtarë të të ashtuquajturit grupi i ‘Gjakovës’. Por në mesin e tyre, edhe pse
i akuzuar, Thaçi nuk ishte.

Ata u bashkuan me një grup prej 17
shqiptarëve të tjerë etnikë nga burgjet serbe, të cilat pastaj janë dërguar me
autobusë në Kosovë. Ata u liruan pas vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë në
një grup të 143 shqiptarëve nga Gjakova të cilët revokojë vendimin e shkallës
së parë dhe kthimit të çështjes për rigjykim. “Grupi Gjakova” u dënua në maj të
vitit 2000 për veprën penale të terrorizmit me 1,632 vjet burg.

Sipas gazetës ‘Novosti’, siç është konstatuar, ky rast do të përcillet në Gjykatën
Speciale për krime lufte dhe krim të organizuar.

Nehat dhe Agim Thaçi janë akuzuar
për vepra të rënda dhe tentim dëbimi me forcë të serbëve nga Kosova,
konkretisht nga Lipjani, gjatë viteve 1998-99.

Përndryshe, Nehat Thaçi dhe vëllai
i tij nuk janë të vetmit shqiptarë të dyshuar nga Kosova.