Apeli i Vlorës dënon me 35 vite burg autorin e tre vrasjeve, Aleksandër Llanaj

392
Sigal

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi dënimet për tre autorët e vrasjes së trefishtë më 7 prill të vitit të shkuar në një lokal në qytetin bregdetar.

Autori kryesor i ngjarjes Aleksandër Llanaj, është dënuar me burgim të përjetshëm, por duke qenë se ka përfituar gjykim të shkurtuar, çka përfiton uljen me 1/3-n të masës së dënimit, ai dënohet përfundimisht me 35 vite burg.

Ndërkohë, nga procesi i shkurtuar kanë përfituar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Bertil Alijaj dhe Ani Begaj, të cilët u dënuan me 35 vite burg, por që përfituar ulje të dënimit me 1/3-n.

Nga përplasja me armë më 7 prill 2015 në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Çole” në Vlorë, mbetën të vrarë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Sipas policisë, tre të rinjtë u vranë pas një konflikti të çastit në ambientet e brendshme të një kazinoje.

Dinamika e ngjarjes, ja çfarë ndodhi me 7 prill në lagjen “1 Maji”

Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).

Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.

Rreth orës 14:00 të dt 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur sëbashku në drejtim të kafe „Ador” ,njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.