Liqeni artificial i rikthehet ”shtetrrethimit”

676
Sigal

Pasi drejtori i policisë së shtetit zgjodhi të bëjë shembull të shkeljes së detyrës shefin e komisariatit nr 1 në Tiranë pasi lejoi lëvizjen e qytetarëve pas orës 17:30, rrugët e gjelbëruara të Liqenit u mbushën me efektivë të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.

I gjithë parku është tërësisht i boshatisur me ndonjë qytetar tek tuk që ka dalë për marr ajër të pastër apo për ecje sportive. Në të gjitha pikat hyrëse janë të vendosur efektivët që këshillojnë qytetarët për masat që duhet të zbatojnë dhe se duhet shmangur frekuentimi i kodrave të liqenit.

Shkarkimi i shefit të komisariatit numër 1 nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit u pasua dhe me një urdhër drejtuar të gjithë vartësve të tij ku paralajmëroi shkarkime të tjera në rast të mos ushtrimit të kontrollit të territorit si duhet dhe mos zbatim të aktit normative dhe Kodit Penal.

Nuk kaluan as 24 orë nga ky urdhër dhe efektivët policisë parandaluan një tjetër protestë të thirrur nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile kundër masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 që solli dhe shoqërimin në komisariat të avokatit Altin Goxhaj për organizim grumbullimesh të paligjshme në kohë pandemie.