Linjës së “Unazës” i hiqet licenca

194
Sigal

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e “Unazës”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një aktiviteti. Kryetari i Bashkisë tha se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik.

“Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi”, deklaroi Veliaj.Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor”, tha Veliaj.