LAJM I FUNDIT/ Plagoset me thikë një 16 vjeçar në Tiranë, ja ku ndodhi sherri

47
Sigal

Sherri në një lokal pranë zonës së ish-Nusherakut ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Një 16 vjeçar u plagos me thikë nga dy bashkëmoshatarët e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.