Ligji për median, OSBE kundër amendamentit të Ballës: Heqja e nenit 62 ndikim negativ për lirinë e medias

513
Sigal

OSBE ka rrëzuar propozimin e deputetit socialist Taulant Balla për shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për median që rregullon pronësinë e televizioneve dhe shpërndarjen e reklamave ne tregun mediatik.
Përfaqësuesja per Lirinë e Medias ne OSBE, Dunja Mijatoviç, në nje letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, thekson se heqja e nenit 62 do të këtë ndikim shume negativ për lirinë e medias ne Shqipëri.
“Pas analizës nga afër të amendamentit të propozuar për të shfuqizuar nenin 62 te ligjit nr 97/2013, përfundimi im është se kjo në periudhë afatgjate mund të ketë një impakt shumë negativ në pluralizmin e mediave dhe për pasojë edhe në lirinë e medias ne Shqipëri. Çka do te thotë se për një panoramë vitale mediash ku ekziston pluralizëm i pikëpamjeve dhe opinioneve është thelbësore të garantohet se asnjë person apo kompani nuk është në gjendje të dominojë apo kontrollojë panoramën mediatike. Kjo është arsyeja se përse vendet kanë krijuar legjislacion që vendos kufij dhe siguron vlerësimin e impaktit të mundshëm ndaj lirisë se medias dhe pluralizmit përpara se të ndodhë një blerje e madhe, ose bashkimi i disa mediave. Kështu duhet të ndodhë edhe në Shqipëri”. shkruan Mijatovic.
Deputeti Taulant Balla pak ditë më parë, I ftuar në studion e Ora News, deklaroi tërheqjen nga një prej pikave nenin 62 që kishte të bënte me reklamat.
” Bie dakord që ndoshta në nenin 62 të përjashtohet pjesa dhe ende të kemi kufizime sa i përket nivelit të reklamës. Unë thjesht kamë bërë një amendim për të legalizuar situatën. Nuk zhvillohet fusha mediatike në Shqipëri me ligje që bllokojnë konkurencën e lirë” u shpreh Balla në Ora News.