Ligji i ri në Ministrinë e Shëndetsisë

489
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar projekt ligjin e ri, i cili nuk lejon që infermierët dhe doktorë  të kenë dy profesione.

Sqarohet se ky pr. ligje nuk ka të bëjë me dy punësimin por me ushtrimin e  dy profesioneve.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.
Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër”, deklaron MSH.