LGBTI protestë para Kryeministrisë: Qeveria të bëjë më shumë për të drejtat tona

413
Komuniteti Lesbike, Gay, Biseksual, Transgjinor dhe Interseksual (LGBTI) dhe aleatët e tij, kanë zhvilluar sot një protestë të veçantë, para ndërtesës së Qeverisë dhe Kryeministrit, me qëllim manifestimin publik dhe për të kërkuar që Qeveria të bëjë më shumë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të të rinjve LGBTI. 

Ata protestuan për faktin se sipas tyre, të rinjtë LGBTI janë ende pre e diskriminimit dhe bulizmit në shkolla, dëbimit nga shtëpia dhe dhunës nga familjarët dhe të afërmit e tyre, e dhunës dhe abuzimit seksual, abuzimit me substancat narkotike dhe drogërat, pre e mungesës së shanseve për të jetuar të lirë dhe me dinjitet identitetin e tyre seksual dhe gjinor.  

Ata i kujtuan Kryeministrit se “është detyra e këtij shteti që t’i mbrojë të rinjtë LGBTI dhe t’iu ofrojë atyre një jetë më të mirë këtu në vendin e tyre, pasi të drejtat e njeriut nuk jepen, ato mbrohen!”.
Sigal