Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 36 vjeçari në Vlorë

416
Sigal

Policia e Vlorës prangosi një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili qarkullonte me ārmë zjarri me vete.

Bëhet fjalë për Indrit Hitën, i cili sipas policisë është me precedentë të theksuar krīminalë.

Pas arrestimit, atij i është kapur edhe një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.

Indrit Hita, i lindur në Tepelenë rezulton i dënuar me gjashtë vite burg me akuzën “vjedhje me ārmë”.

“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve krīminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me ārmë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me ārmë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar krīminal në fushën e krīmeve ndaj personit”, bën me dije policia.

Raportohet se në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 ārmë zjarri pīstoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.