Av.Kujtim Cakrani: Internimet e dikturës dhe konstitucionalistja që I rrëmbeu pronat Kostaq Xoxes

351
Sigal

 

Nga miku im Kastriot Dervishi mësova se paska ndërruar jetë Kostaq Xoxa! E kam takuar Z. Kostaq shumë kohë më parë, dallohej menjëherë që ishte intelektual i pashoq. Pati një jetë plot vuajtje. Por unë dua të ndalem tek problemi që pati pas viteve 1990, lidhur me çështjen e pronës që ndodhej në qendër të ish- bllokut komunist në Tiranë.  Menjëherë pas instalimit të regjimit barbar  më 1944, familjes së tij i sekuestruan vilën në qendër të Tiranës dhe aty u futën njerëz të pushtetit të ri, natyrshëm ardhur nga malet, dhe familjen e Kristaqit e internuan në Fier. Pas viteve 1990, Kristaqi filloi procedurat për të rimarrë Vilën dhe sipërfaqen e truallit, e cila kishte qenë pronë e tij. Por ai hasi në një barrierë të fortë pasi këtë truall e kishte përvetësuar me teknikalitete  antiligjore një familje pjesë e drejtësisë së nomenklaturës komuniste!? Aurela Anastasi quhet, Kostitucionaliste e njohur dhe eksperte në bërjen e “reformës në drejtësi” të ashtquajturit  VETING më 2016, ishte pengesë e fortë për Kristaqin, duke mos lejuar atë të rimerrte pronën e tij! Në këtë mënyrë ai u largua nga kjo jetë pa përmbushur ëndrrën e tij të posedimit të pronës, sepse mafia komuniste në drejtësinë e re nuk e lejoi. Natyrshëm vdiq i varfër si çdo pronar i ligjshëm në Shqipëri! Prandaj mos mendoni dhe besoni se në këtë vend do ketë drejtësi derisa të ketë Aurela dhe Gentian me prejardhje nga nomenklatura e kuqe. U prehtë në paqe Kristaqi!