Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve

35
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.

Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në këtë post Petrit Halën.

Në këtë të fundit ishte drejtues Petrit Hala, i cili tashmë është emëruar shef në Librazhd. Sipas të njëjtave burime, ndryshime ka patur edhe në rrethe si dhe në policitë kufitare.

Arben Caka është emëruar drejtor kufiri në Durrës. Bled Rreshka në krrye të Komisariatit nr.3 nga sektori i vrasjeve Elbasan. Sali Skura është emëruar tek Komisariati nr.4.