Lënda narkotike 1.1 tonë kaloi në Shkodër me 3 kamionë frigoriferikë, zbulohet urdhri për policinë shqiptare

414
Sigal

Sasia e kokainës prej 1.1 tonë, e kapur mbrëmjen e kaluar në një magazinë frutash, në Maqedoninë e Veriut është futur në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, me tre kamionë frigoriferikë, që drejtoheshin nga tre shoferë malazezë. Por kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve.

Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.