Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara, Rama publikon rregullat

281
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë një autorizim për lëvizje.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se për lëvizjen e stafit të biznesit në e-Albania janë përcaktuar tre kategori kryesore, leje dalje për transport stafi, leje për të marrë shërbime private dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë.

Postimi i Plotë:

Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në ëëë.e-albania.al

🟢Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:

✅ Transport për stafin me autobusë ose furgona

✅ Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30

✅ Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24

🔴Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.