Legalizimi i shtëpive dhe kompensimi i pronarëve

614
Sigal

Drejtori Ardian Kollozi: Garantojmë gjithë kategoritë e përfshira në proces se do të përmbyllim procesin brenda vitit 2013!

 ALUIZNI: Pronarët që u miratohet kalimi i pronësisë dhe pronarët që marrin kompensimin

Ditën e djeshme Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, me drejtor Ardian Kollozin, publikoi ditën e djeshme listën e qytetarëve të cilëve u është miratuar kalimi i pronësisë dhe listën e pronarëve të trojeve të cilëve u është miratuar kompensimi. Zyra e ALUIZN-t bën të ditur në njoftimin e bërë publik për media se: “Këto akte janë produkt i punës voluminoze dhe komplekse të të gjitha Drejtorive të ALUIZNI-t në gjithë Shqipërinë dhe që përbën një bazë të mirë për të rritur produktin final të procesit, pra Lejet e Legalizimit”. Po ashtu ata bëjnë të ditur se: “Siç shihet dhe nga materiali që po publikojmë, janë pasqyruar dy elementë të rëndësishëm të këtij procesi, si kalimi i pronësisë dhe kompensimi i ish- pronarëve, elemente këto të kuruara me të njëjtin kujdes nga administrata e ALUZINI-t, që në fakt përbëjnë thelbin e ligjit dhe që e bëjnë atë zgjidhjen më të drejtë e konkrete të kësaj problematike”. Në njoftimin e bërë publik drejtori Ardian Kollozi, shprehet se, “dhe një herë shprehim bindjen dhe garantojmë gjithë kategoritë e përfshira në proces se do të përmbyllim procesin e legalizimit, brenda vitit 2013”.

Listat e nxjerra nga ALUIZNI

1. Lista e vetëdeklaruesve, të cilëve iu miratua kalimi i pronësisë.

2. Lista e ish pronarëve të trojeve, të cilëve iu miratua kompensimi.

3. Lista me ndryshimet përkatëse, të vetëdeklarueve të cilëve iu miratua kalimi i pronësisë.

 listën e plotë do ta lexoni në Gazetën Telegraf