LAJM I FUNDIT/ Një grua vdes në urban në Tiranë, policia jep informacionet e para

264
Sigal

Një grua ka humbur jetën në një urban të linjës në kryeqytet. Policia njofton zyrtarisht se sot rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.