Kuvendi miraton projektligjin, Butrinti do të menaxhohet nga fondacioni shqiptaro-amerikan

152
Sigal

Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, u publikuan edhe rezultatet e votimit sa i takon projektligjit për administrimin e parkut Kombëtar të Butrintit.

75 deputetë kanë votuar pro administrimit të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Ndërkohë 18 deputetë kanë votuar kundër dhe një prej tyre ka abstenuar.