LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas biçikletën

140
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, ku një person ka humbur jetën.

Mësohet se një person i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga makina dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur pranë kompleksit “Zmijani”. Shkak mendohet të ketë qenë edhe errësira në këtë aks rrugor i cili njihet si një nga rrugët më problematike.