Ministri Edmond Panariti merr titullin Honoris Causa nga Universiteti i Peruxhias

650
Në faqen zyrtare të Universitetit të Peruxhias në Itali www.unipg.it njoftohet mbajtja në datën 22 tetor e ceremonise për dhënien e titullit akademik Doktor Honoris Causa, në mjekësi veterinare, Ministrit të Bujqësisë Prof. Edmond Panariti. Universiteti i Peruxhias është një ndër universitetet me të vjetra në Europë i themeluar në vitin 1308. Në vitin 2014 – 2015, u shpall si universiteti më i mire ndër universitetet e mëdhenj të Italisë. Po këte vit ky universitet i dha titullin Doktor Honoris Causa në financë, Presidentit të Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi.
Sigal