Kuvendi në shkelje/ Adriana Berberi në pension rikonfirmohet te Konkurrenca, do jetë edhe 5 vjet mbi milionat e oligarkëve të vajit, miellit etj.,

164
Sigal

Adriana Berberi do të jetë anëtare e Komisionit të Konkurrencës edhe për një mandat 5-vjeçar. Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë votoi për Berberin, pas propozimit të një grupi prej 28 deputetësh të shumicës parlamentare.

Berberit, e cila ka një karrierë profesionale 38 vjeçare në fusha dhe sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, i përfundonte mandati i parë në këtë post më 25 janar 2023. Sipas ligjit, anëtari i Komisionit të Konkurrencës ka të drejtën e zgjedhjes për jo më shumë se dy mandate.

Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, një tjetër nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi. Aktualisht, Komisioni I Konkurrencës përbëhet nga kryetari Denar Biba, zv/kryetare dhe anëtare, Leida Matja, si dhe anëtarët e tjerë Rezana Konomi Perolla, Adriana Berberi dhe Durim Kraja.

Sipas ligjit për pensionet e pleqërisë, Komisionerja e Autoritetit të Konkurrencës, Adriana Berberi, duhet të shkojë në shtëpi si qindra zyrtarë të tjerë, të cilët i kanë larguar nga puna ditën kur kanë mbushur moshën.

Por  Adriana Berberi, është “vërsulur” për të marrë edhe 1 mandat tjetër 5-vjeçar si komisionere në Autoritetin e Konkurrencës, për të vazhduar tw ketw nw mbikqyrje miliona  nga bizneset, siç veproi me mafiozët e miellit, vajit, ilaçeve, etj.

Në shkelje të plotë të ligjit, Komisioni Parlamentar i Ekonomi-Financave, ka pranuar kandidimin dhe dosjen e pensionistes Adriana Berberi.