Kuvendi do hapë TV, “Media Hub” do kushtojë 500 mijë euro

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Dokumentet tregojnë se ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro. Socialistët duan të prodhojnë lajme vetë mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve. Propozimi i është bërë Byrosë së Kuvendit.

Argumentimi i plotë: Media Hub i Kuvendit me shërbime të Integruara të Inteligjencës Artificiale, 50.2 milion lekë investimi dhe 0.8 milion lekë projekti.

Sigal

Media Room-i është menduar të jetë një qendër e integruar multimediale brenda Kuvendit të Shqipërisë, e konceptuar si një “redaksi televizive” profesionale, që funksionon në mënyrë të përhershme dhe bashkëpunon ngushtë me RTSH-në për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend.

Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re (Media-Room) pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë:

  • Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.
  • Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre.
  • Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.

Fillimisht parashikohet të nisë puna me:• Strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal.• Prodhim të përmbajtjeve bazike: transmetime live, kronika, intervista.• Ngritjen e sistemit editorial, organizativ dhe rrjedhës së punës.• Bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetim dhe arkivim të materialeve.

Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë.

Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale.

Ka dy komponentë kryesorë (1 dhe 2):

Studio televizive moderne

  • Prodhim i plotë video/audio për TV Parlamentar.• Arkivim dhe publikim online në kohë reale.
  • Integrim i menjëhershëm me RTSH Kuvend dhe platformat sociale të Kuvendit.Platformë publike televizive e Kuvendit, e integruar me shërbimet AI.
  • Transmetime Live dhe Multiplatformë: seanca plenare dhe mbledhje komisionesh, me komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave.
  • Përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.• Arkiv Digjital i Indeksuar.• Shërbime për Media dhe Deputetë.• Debate dhe Interaktivitet.• Databazë Historike dhe Kulturë Parlamentare.• Multimedia dhe Platforma Online.