Kurimet e gabuara për covid-19/ Mjekët: Shumë të sëmurë vijnë me vonesë në spital

171
Sigal

“S’trembem gjallë në botë nga covidi. Kurohem në shtëpi ushqehem me limona, me gjëra djegëse”.

Thënie popullore si ‘një mollë në ditë të mban larg nga mjeku’ nëse më parë kanë qenë të besueshme , gjatë periudhës së pandemisë së covid 19 nuk vlen e njëjta gjë, madje kjo kurë kthehet e rrezikshme.

Ardian Jorgji -Pneumolog : “Nuk kam asnjë kundërshtim kundrejt ushqimeve popullore, por jo vetëm nuk janë të mjaftueshme por mund të bëjë qe të humbasësh kohë e të kesh pasoja në shëndet

Pneumologu Ardian Jorgji tregon se janë të shumtë pacientët e prekur me koronavirus që shkojnë me vonesë për vizitë te mjeku pasi infeksioni është rënduar.

Ardian Jorgji : “Ka plot raste që thotë po ushqehem mirë, kam marr ilace popullore. Por kur vihen re një temperaturë persistente, kollë e shtuar, djerë duhet patjetër kontakti me mjekun”.

Nga ana tjetër, për doktor Jorgjin është i gabuar edhe mjekimi i tepërt online apo përmes telefonit.

Nuk mund të kurohet një pacient me mori antibiotikësh, kortizonikësh pa u prekur, ngul këmbë për vizitën te mjeku.