Kumbaro ktheu vendin në llandfill për helmet e Kurum

SPAK të hetojë ish-ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro që  i hapi derën mafies “KURUM”, duke firmosur lejen për transportin dhe eksportimin e mbetjeve  kanceroze që helmuan gjakun e banorëve, prodhimet bujqësore dhe ujin. ”Kurum” mund t’i ketë groposur mbetjet e rrezikshme në Shqipëri në tunele dhe galeri minierash, duke e kthyer mjedisin në bombë ekologjike.Ja faksimilet

Shqipëria landfill për groposjen e hirit helmues të ‘KURUM’, Kumbaro në radarët e SPAK për t’u prangosur

“Kurum” kërcënim real për shëndetin, jetën dhe ekosistemin.Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh, ku Kurum mund t’i ketë groposur mbetjet e rrezikshme në Shqipëri, duke u “dergjur” në natyrë si bombë ekologjike.

NOA

 

Leja e firmosur nga Mirela Kumbaro në 2022 për “Sokolaj shpk”, për të cilën duhet  të mbajë përgjegjësi penale…

Në mungesë të impianteve trajtuese mbetjet kanceroze përfundojnë në vend-depozitime të hapura, ku përzihen me mbetje urbane, në galeri të braktisura minierash ose groposen në tunele. Më pas kontaminojnë e ujërat sipërfaqësorë, nëntokësorë, tokën vetë, duke rrezikuar prodhimet bujqësore dhe ujërat e lumenjve.SPAK dhe Këshilli i Sigurisë të hapin hetim për pikat ku ndodh afera dhe sa tonelata helmojnë shqiptarët i përkasin “KURUM”.

Kudo që vendosin këmbën mbetet gjurmë aferash, ndërsa mbyllin sytë dhe hapin xhepat në çmenduri, që shkojnë tej çdo imagjinate, edhe kur bëhet fjalë për mbetje helmuese. Prej vitesh Kompania turke “Kurum” prej vitesh helmoi  tokën, ajrin, lumin, rrugët, pemët, të mbjellat, bagëtitë, pulat, lopët, dhe mbi të gjitha jetën e banorëve të zonave që rezultonin me infeksione respiratore, edhe pse thonte që ka përdorur filtra për kapjen e mbetjeve të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut.Ndërkohë vijon të qëndrojë në majën e skemës së një tjetër skandali ku qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

Kumbaro firmëtarja e lejes për mbetjet e rrezikshme me pasoja kancerogjene për shëndetin e shqiptarëve

Ndërsa Prokuroria e Durrësit ka 33 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në kontrabandën e 102 kontenierëve me mbetje të rrezikshme të “Kurum”, jashtë dosjes hetimore ka mbetur ish-ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Dokumentet  tregojnë se leja për kompaninë “Sokolaj” sh.p.k. për transportin dhe eksportimin e mbetjeve, të cilat më pas rezultuan të rrezikshme dhe u bllokuan nga autoritetet ndërkombëtare.është firmosur prej saj në datë 22 prill, i njohur si Akt-Miratimi nr. 3732 çka e bën subjekt të drejtpërdrejtë përgjegjësie penale.

Megjithatë, në vend që çështja t’i kalonte SPAK-ut për kompetencë, hetimi është kufizuar në vartës dhe zbatues, duke forcuar dyshimet për paprekshmëri politike dhe standarde të dyfishta në ndjekjen penale të aferave mjedisore. Ndaj SPAK duhet të marrë çështjen në dorë dhe të hetojw Mirela Kumbaron për skandalin e çështjeve të rrezikshme. Hetimi për kontrabandimin e mbetjeve të rrezikshmë nuk duhet të ndalet te zyrtarë fundor, por të jepen provat që kemi drejtësi dhe organe hetimore të pavarura që shkojnë deri te kupola e pushtetit, në rastin konkret të firmëtarja e lejes, te ministrja e mjedisit asokohe Mirela Kumbaros, që sot qeveria i besuan Ministrinë e Arsimit, ku rriten brezat e të ardhmes së Shqipërisë.

Mafia në arrati

Mafia që helmoi gjakun e banorëve, prodhimet bujqësore dhe shkatërroi me tritol, kanë marrw  arratinë me thasët e mbushur me miliona. Policia ka ekzekutuar vetëm 20 nga 33 masat e lëshuara në lidhje me skandalin e mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”.Në kërkim administratorët e kompanisë turke Kurum Erdal Demir, Yusuf Sezai Kurum dhe pronarja  e “Sokolaj shpk”, Gjovana Sokolaj .

Hiri toksik i KURUM dhe tunelet dhe galeritë e minierave llandfille për mbetjet kanceroze

Prej vitesh flitet se qindra mijw tonelata mbetje tw rrezikshme, nuk ju gjendet nami as nishani nw dokumentet e shtetit shqiptar, mund tw jenë groposur në tunele dhe galeri minierash, ku përzihen me mbetje urbane. Ekspertët japin alarmin se mbetjet e rrezikshme në Shqipëri kontaminojnë në mënyrë konstante të gjitha elementet biofizike të territorit ku janë depozituar: ujërat sipërfaqësorë, nëntokësorë, tokën vetë, si edhe çlirimet e komponentëve kimikë në ajër. Ky skandal ndodh pasi Zyrtarisht Shqipëria nuk ka infrastrukturë për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, madje asnjë hartë të saktë të shpërndarjes në territor. Ky fakt pranohet edhe nga qeveria në Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, 2020-2035, i botuar në Fletoren Zyrtare, më 27 maj 2020.

Kjo është një ndër arsyet që sëmundjet vdekjeprurëse po bëjnë kërditë në shëndetin e popullsisë shqiptare, dhe që kërkon hetim të zgjeruar që mund ta iniciojë edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Pasi skandali i mbetjeve industriale të KURUM është në një fazë të rëndë, ku mostrat, të cilat janë analizuar në një laborator në Itali konfirmuan se mbetjet industriale të rikthyera në Shqipëri dhe të depozituara në Porto Romano ishin pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.Këto mbetje përmbajnë elementë që lidhen drejtpërdrejt me rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë ekspozimin afatgjatë ndaj substancave kancerogjene.Tashmë me mbetjet e rrezikshme tek dera, banorët e Porto Romanos  në Durrës jetojnë vetëm disa metra larg kontejnerëve me mbetje të rrezikshme,me frikën e vazhdueshme për shëndetin e familjeve të tyre.

Kurum mashtrime me bankat , sa nuk do t’i shkonte ndërmend as “djallit”

Në vendin e origjinës, Turqi, pronari Asmet Kurum ka një tjetër skandal mashtrimi ku mediat turke e akuzuan se u mori qindra miliona euro bankave turke e britianike dhe 210 milion euro bankave shqiptare në formë kredie duke gënjyer me bilancet.

Eksperti: Mbetjet burim tragjedie

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi tha përmes një lidhjeje se mbetjet e rrezikshme të vendosura në Porto Romano duhet të largohen në destinacione kur mund të bëhen të parrezikshme, madje të dobishme. Sipas Mehmetit, në raste aksidenti pasojat do të ishin fatale.

Nuk ka asnjë arsye që ato të rrinë atje. Kemi praktika të tilla të neglizhencës dhe papërgjegjësisë, ku në fshatra këtu afër zonës industriale në Balëz rrinë tonelata të tëra helmesh, mbetjesh të rrezikshme kimike.