Kultivonin kanabis, një në kërkim dhe katër nën hetim në Tropojë

207
Sigal

Gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike policia e qarkut Kukës janë evidentuar të kultivuara rreth 300 rrënjë të dyshuar kanabis sativa në fshatrat Salcë dhe Padesh.

Policia ka vënë nën hetim 4 persona dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet M.D.

Nën hetim rezultojnë: dy inspektorët e pyjeve dhe mjedisit, Jetnor Tafaj dhe Ardit Qehaja, kryeplaku i fshatit Salcë Marash Dedndreaj dhe kryeplaku i fshatit Buçaj Murat Qelia.

Këta persona kishin përshtatur banesa të ndryshme për kultim kanabisi.

Tropojë/ Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e disa bimëve narkotike, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policore se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh.Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.