Kufizimet për fermerët dhe blegtorët të padobishme

384
Sigal

Qeveria në pragprovimi, vlerësuesit janë qytetarët

Nga Vepror Hasani

 Deri të mërkurën edhe në fshat puna ishte e kufizuar. Policia gjurmonte fermerët edhe në tokat dhe pemtoret e tyre. Pengesat e shkaktuara prej kufizimeve ishin shqetësuese. Punët e stinës po mbetëshin të pakryera. Furnizimi me karburant në qytet ishte i vështirë. Për këtë arsye, gjithkush prej tyre gjendej në ankth si mund të siguronin të ardhuar për vitin që kishin përpara. Çdo ditë e kaluar pa punë, për fermerët ishte humbje. Të gjithë këto janë bërë të ditura në mediat e rajonit të Korçës dhe mediat qendrore. Por, gjithashtu, ditën e mërkurë edhe kryeministri Edi Rama deklaroi: “Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masave individuale mbrojtëse ndaj armikut.”

 Kufizimet e fermerve, të padobishme

Sipas fermerëve kufizimet ndaj tyre ishin të padobishme. Tashmë në bujqësi nuk punohet me krahë, ku puna kërkon gjithë anëtarët e familjes, gjithçka është e mekanizuar. Nëse nuk do të ketë më kufizimeve do të vijojmë të punojmë për kohën e humbur. Më konkretisht, fermerët e Korçës, pohojnë: Në pemtore duhen ndjekur hap pas hapi të gjitha proceset e punës siç janë: krasitja; pastrimi dhe bluarja e degëve të krasitura dhe shpërndarja e tyre për dekompozim në të gjithë sipërfaqen e pemtores; trajtimet kimike me preparate me bazë bakri për luftimin e bazës infektuese dimëruse; lyerja e trungjeve me preparate për mbrojtjen nga dëmtuesit dhe sëmundjet që mund të dimërojnë në të çarat e trungjeve; plehërimi bazë me plehra organike, kryesisht në tokat me përmbajtje të pakët të humusit në toka ranore, gurishtore e të pjerrëta. Sasia e plehut, sipas mundësive të fermmerit shkon nga 300 deri në 500 kv/ha dhe superfosfat 5kv/ha; vijohet me përmbysjen e plehërave në brendësi të sistemit rënjor; me marrjen e konsulencës nga specialistët sa herë është arsyeshme etj. Pemtoret e Korçës tashmë përmbushin standardet bashkëkohore: respektojnë distancat për mbjelljen e fidanëve, janë bërë instalime të sistemeve për vaditjen me pika, janë vendosur rrjeta kundër breshërit etj. I rëndësishëm mbetet edhe  luftimi i sëmundjeve, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Të dëmuar edhe marrësit e tokës me qira

Prej kufizimeve të dëmtuar kanë dalë edhe fermerët që janë kthyer nga emigrimi për të ndëruar jetën e tyre në vendlindje. Për këtë arsye ata kanë marrë toka me qira, jo vetëm për pemtore por edhe për kultivimin fruta-zarzavateve apo bimëve të tjera barishtore siç është pataja, por edhe në këtë rast, kufizimet për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit corona dëmtoi edhe këtë pjesë të fërmerëve, pasi, siç shpjegojnë vetë ata, nëse proceset e punës nuk kryhen në kohën e dhuur, lënë pasoja në sasi dhe cilësi të prodhimit. Nga qeveria, që nga 8 marsi e këtej është konsideruar si “kohë lufte”. Përdorimi i termit “luftë” është i përditshëm. Është e kuptueshme, qeveria synon të ndërgjegjësojë banorët e këtij vendi, por në fund vlerësimi i sajt do të jepet nga numri i pacinetëve të shpëtuar prej vdekjes dhe ndihmës ndaj familjeve të vobekta.

Sërish do të ketë një vjeshtë të artë

Megjithatë, e sigurtë është  që sërish do të ketë një vjeshtë të artë, tregjet do të kenë fruta dhe perime të bollshme dhe gjithçka tjetër. Fermerët si gjithnjë do t’i përmbahen thënies “Në kohën e të mbjellave mëso, në kohën e të korrave shpjego, në dimër argëtohu”. Gjatë kësaj kohe qeverisë do t’i jepet vlerësimi prej qytetarëve të saj. Me çfarë note do ta kalojë provimin?  Ende është shpejt të thuhet.