Të bllokuar në Kakavijë, 60 shqiptarë bllokojnë rrugën për kamionët e mallrave

365
Sigal

Plot 60 shqiptarë të cilët janë bllokuar në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kakavijë, kanë gjetur mënyrën për të protestuar.

Ata kanë bllokuar rrugën për kamionët e mallrave dhe paralajmërojnë se nuk do e hapin derisa të zgjidhet problemi i tyre.

Në Pikën Kufitare të Kakavijës shqiptarët vinin nga Greqia dhe tashmë janë bllokuar.

Pala shqiptare nuk i lejon në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve kurse Greqia për shkak të masave kufizuese. Por ata janë pa bukë, pa para dhe pa ndihmë prej orësh të tëra në një zonë pa shtet.