Kuçovë/ Qëllojnë me armë gjatë konfliktit, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

981
Sigal

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D.M.(N), 30 vjeç, banues në lagjen ‘’1 Maji’’, Kuçovë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, gjithashtu  u shpallën në kërkim dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit:

-A.(S). P, 44 vjeç, banues në Kuçovë.

– A.T, 19 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’, Kuçovë.

-E.M.(P), 25 vjeç, banues në lagjen ‘’1 Maji’’, Kuçovë.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen ‘’Tafil Skëndo’’, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër

Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Kanosja”,”Prishja e qetësisë publike”,”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 84, 274, 278 dhe 25 të Kodit Penal.