I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

312
Sigal

Në ditët në vazhdim do të jetë një vapë përvëluese. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti do të jetë i përshtatshëm për të bërë plazh, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen rrebeshet. Njoftimi:Ja ku u afruam në fund të këtij muaji me shumë ndryshime ditë pas dite. Për të gjithë ju që do të nisni pushimet këtë javë pranë detit, ju presin orë të gjata plot diell, ndërsa ju që preferoni shëtitje në mal në formë të izoluar gjatë orëve më të nxehta do të shfaqet shiu si në tabelë.