Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

23
Sigal

Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim.

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 24 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 27 °C,

në vendet malore: 10 / 22 °C.