Kthjellime e vranësira të lehta, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

55
Sigal

Sipas MeteoAlb deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por mbrëmja sjell kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme paraqiten përgjatë zonave Juglindore duke gjeneruar shira të izoluar megjithatë në sasi të papërfillshme.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në territorin e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës.

Pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin por pa rrezikuar reshje.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV vijon i kthjellët deri në mesditë, kur në zonat jugperëndimore do ketë shfaqje të vranësirave të shpeshta.

Por gradualisht këto vranësira deri në mbrëmje do të përfshijnë gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu dominojnë në Europan Lindore, Vendet Nordike dhe Europën Qendrore ku herë pas-herë do të ketë dhe erë të Vrullshme.

Ndërsa moti i kthjellët vijon në Pellgun të Mesdheut dhe Europën Perëndimore.