Kthjellime dhe vranësira mesatare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

49
Sigal

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore.

Temperaturat minimale do të luhaten 11-19 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20 -23°C në veri, 25 -27°C në kushtet e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcave 3 ballë në det të hapur.