Bilanci/ 2 425 ha tokë nën ujë në Shkodër , 36 familje të evakuara

81
Sigal

Zgjerohet sipërfaqja e përmbytur nga reshjet në qarkun e Shkodrës.

Sipas informacioneve të raportuara nga bashkia Shkodër, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, 21 nëntor, në këtë bashki janë 2425 hektarë tokë nën ujë.

Ndërkohë janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, ndërsa në 455 banesa ka prezencë uji në oborre dhe në brendësi të tyre.

– Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 7.52 m.(Kuota max 8.70 m).

-Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m).

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 50cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 155 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara: Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative:

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 455 banesa:

1. Guri I Zi 250 banesa
2. Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
3. Lagja Nr.4, 15 banesa
4. Lagja nr. 1, 10 banesa

Bashkia Shkodër thotë se është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.