Kthjellime dhe reshje shiu lokale, si do të ndryshojnë temperaturat sot

268
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, parashikohen në zonat malore dhe në jug të vendit deri në orët e mesditës.

Në pasdite do rikthehet moti i kthjellët.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzim i forcës në dete nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/18 Re diell

Kukës 7/16 Diell shi

Lezhë 6/19 Re diell

Dibër 4/13 Diell shi

Durrës 10/19 Re diell

Tiranë 9/19 Re diell

Elbasan 8/19 Re diell

Berat 7/18 Re diell

Vlorë 10/18 Diell shi

Korçë 2/12 Diell shi

Gjirokastër 3/15 Diell shi

Sarandë 10/18 Diell shi.