Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

212
Sigal

Shqipëria sot pritet të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash. Vranësirat  dhe momentet me pika shiu do të mbeten në zonat verilindore, kryesisht Kukës, Peshkopi, ndërkohë edhe Pogradec, Korçë do të kenë vranësira dhe reshje të pakta.

Pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët ku dielli do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë paradites. Ndërkohë pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore.

Sot pritet të kemi të paktën 2 gradë rritje në vlerat maksimale, përsa u përket temperaturave. Kjo do bëjë qe termometri sot të ngjitet deri në 19 gradë në shumë zona të ultësirës perëndimore, sidomos në bregdet, aty ku do ndihet edhe shumë më ngrohtë.

Në mesditë do të ketë një rritje goxha të ndjeshme të temperaturave, pasi do të afrohen rreth vlerës 20-21 gradë.