Kryeqyteti nesër pa energji, ja zonat ku do të ketë ndërprerje të rrymës

412
Sigal

Dita e nesërme do të shoqërohet me të tjera kufizime energjie në disa zona të Tiranës, kjo për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Lajmin e bën të ditur OSSHE, që ka përcaktuar edhe zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë.

‘Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 10 Mars

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 10 mars, do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Selaudin Zorba” pranë Fakultetit të Mjekësisë, “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, “Berisha”, zona Kamëz

10:00-12:00

Pjesërisht: Kodra e Kuqe, Zallherr’