Kryeqyteti nesër pa drita, ja zonat dhe oraret

429
Sigal

OSHE bën me dije se për shkak të remontit të parashikuar në NST Tec Kombinat, në datën 3 mars do të mbeten pa energji disa zona në Tiranë.

Ato janë si më poshtë:

09:00-13:00
Kombinat, Parafabrikatet

09:00 – 15:00

Pjesërisht rruga “Haki Stërmilli”, rruga “Konferenca e Pezës”, Qendër Kombinat, “Rruga e Dibrës”, rruga “Selaudin Zorba”
rruga “Gani Domi”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Ali Demi”, rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”