Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka shkuar në spital pasi u diagnostikua me koronavirus.
Mishustin u konfirmua i infektuar në të njëjtën ditë kur Rusia regjistroi një rekord prej 7,099 rastesh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 100,000.
Ai mori postin e kryeministrit në janar dhe ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në trajtimin e epidemisë nga Rusia.
Kryeministri Mishustin e dha lajmin gjatë një video-konferencë me Presidentin Vladimir Putin.
Ai sugjeroi që Zëvendës Kryeministri i Parë Andrei Belousov të merrte vendin e tij, ndërsa ai vetë do te vetëizolohet.
“Çfarë po ndodh me ju mund t’i ndodhë kujtdo, dhe unë gjithmonë e kam thënë këtë. Ju jeni një person shumë aktiv. Do të doja t’ju falënderoja për punën që është bërë deri më tani” i tha Putin.
















